Categories Bota

Eugen O’Neill, nobelisti i parë amerikan që lindi dhe vdiq në një dhomë hoteli

Nga Raimonda Moisiu

Më datën 27 Nëntor 1953 në orën 4 e 39 minuta, e premte pasdite, dha frymën e fundit në një nga hotelet e Bostonit, mbas një lufte të gjatë me turbekulozin dhe pankreasin, dramaturgu i shquar dhe nobelisti i parë amerikan- Eugen O’Neill. Fjalët e tij të fundit ishin: Kam lindur në dhomën e një hoteli, (God damn it, shqip: kuku për mua-), i mallkuar të vdes në dhomën e një hoteli! Dhe mbylli sytë përgjithmonë.

Po, kush ishte dramaturgu i famshëm që lindi dhe vdiq në hotel, autori i parë amerikan që fitoi Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1936, Eugen O’Neill. Eugen O’Neill lindi më 16 Tetor 1888, në një dhomë hoteli Longacre në sheshin Times Square, aktualisht është Hotel Barret. Në murin e hotelit është vendosur pllaka përkujtimore me mbishkrimin: Eugen O’Neill, 16 Tetor 1988-27 Nëntor 1953, dramaturg i shquar amerikan u lind në një nga dhomat e këtij hoteli, të quajtur Hotel Barret. Ai ishte i biri i një çifti emigrantësh irlandezë, i aktorit mjaft popullor James O’Neill dhe Mary Ellen Quinlan. Për shkak të punësimit të atit të tij, prindërit e dërguan në Akademinë e St Louis-it për djem, një shkollë katolike, i mbyllur në konvikt, në zonën e Riverdale, në Bronx të New York-ut, ku ai gjeti ngushëllim vetëm me librat e tij. O’Neill kalonte zakonisht verën në plazhin e New London, Kenektikat (Connecticut).

Eugen O’Neill

Në vitin 1907 ai përjashtohet nga Universiteti i Princetown, për shkelje të kodit të sjelljes, sepse pati thyer në gjendje të dehur, duke hedhur shishen e birrës në dritaren e prof. Woodrow Wilson, Presidentit të ardhshëm të SHBA-së. Mbas këtij rrengu ai kaloi disa vite në det dhe lundrim në kërkim të arit, që nga Hondurasi dhe më pas tregtar marine, në Buenos Aires. Gjatë kësaj kohe i shfaqen simptomat e depresionit dhe jepet mbas alkoolit. Pavarësisht depresionit ai kishte një dashuri e pasion të jashtëzakonshëm për detin, i cili u bë tema kryesore në shumicën e dramave e tij të mëvonshme. O’Neill iu bashkua Sindikatave të Marinarëve në transportin e punëtorëve industrialë të botës dhe luftës guerrile për kushtet e jetesës deri në veprime të shpejta e të drejtpërdrejta. Prindërit e Eugen O’Neill dhe vëllai i tij Jamie vdiqën brenda tre viteve njërit pas tjetrit, madje vëllai i tij bëri vetëvrasje duke pirë helm në moshën 45 vjeçare. Mbas këtyre tragjedive familjare Eugen O’Neill kthehet në Amerikë. Martohet më 2 tetor 1909 deri në vitin 1912 me Kathleen Jenkins dhe nga kjo martesë patën një djalë, Eugen O’Neill Junior, (1910-1950). Në vitin 1917, dramaturgu i shquar njohu Agnes Boulton, një shkrimtare e suksesshme dhe ata u martuan më 12 Prill 1918. Ata jetuan në Bermuda dhe nga martesa e tyre patën dy fëmijë Shane dhe Oona, vitet e tyre martesore janë përshkruar në librin biografi, i botuar në vitin 1958.

Në vitin 1929 O’Neill braktisi Agnes Boulton me dy vajzat e tyre, dhe bashkëjetoi me aktoren Monterey Carlotta e lindur në San Francisko, Kaliforni. Ata gëzuan martesën e tyre më pak se një muaj, për shkak se O’Neill nuk ishte divorcuar zyrtarisht me gruan e tij të mëparshme. Me tu rikthyer në SHBA-s, për pak kohë shkroi për një gazetë lokale, më pas pësoi atakun e parë të tuberkulozit që e pllakosi tërë jetën e tij. Gjatë pesë muajve që qëndroi i shtruar në një sanatorium dhe më pas për një vit në një konvaleshencë rehabilitimi, ai pati mundësi të lexonte veprat botërore në dramë të dramaturgëve të famshëm Wedekind, Stringberg dhe Ibsen, si edhe filozofinë politike të Marksit dhe Kropotkin. Ai ishte gjithmonë në kërkim të shpirtit të tij binjak. Në vitin 1916, O’Neill jetonte në qytezën e Provincetown, Massachusets, dhe një grup pushuesish intelektualë e Greenwich Village-(shtëpi pushimi) në qytezë, patën dëgjuar si djaloshi i ri O’Neill shkruante drama dhe e ftuan atë të performonte dramën e tij në teatrin me thupra të improvizuar prej tyre. Drama apo melodrama vetëm me një akt titullohej: Bound East for Cardif do të ishte vepra e tij e parë që u shfaq për publikun e asaj qyteze të vogël. Që prej atij momenti rastësor karriera e O’Neill do të shënonte vetëm ngjitje.

Drama e tij madhore The Emperor Jones, u shfaq më 1920 dhe u prit me brohoritje dhe një ortek duartrokitjesh, siç dëshmon një nga spektatorët e kohës, dhe kjo i dha O’Neill-it, Çmimin e Madh PULITZER. Më pas 50 drama do të pasonin atë, por The Emperor Jones ishte një vepër e guximshme dhe empirike, përtej kufijve të teatrit konvencional. Një dramë simbolike për gjendjen shpirtërore, panik dhe mosbesim, ku personazhi kryesor ishte një hamall me ngjyrë Brutus Jones, i cili fshihet në një ishull tropikal pasi vret një njeri. Aty ai e quan veten Perandori Jones, derisa përpjekjet e tij për ta mbajtur të fshehtë krimin, zbulohen dhe ai për ti shpëtuar ndëshkimit fshihet në xhungël, por edhe ai vdiq nga frika, marazi, tmerri dhe faji që e ndiqnin si hije pas. Ndër veprat më të shquara të Eugen O’Neill me fantazi pesimizmi, por risi të guximshme në dramë, janë: The Hairy Ape (1921), The Iceman Cometh (1922) Desire under the Elms (1924), Mourning becomes Electra (1931), dhe Kryevepra e tij, Long Day’s Journey into Night, e botuar mbas vdekjes së tij.

Megjithëse Amerika ka nxjerrë shumë figura të rëndësishme e të shquara në letrat amerikane para Eugen O’Neill, askush prej tyre nuk ka qenë dramaturg. Vepra dhe krijimtaria në dramë e O’Neill-it, e bëri botën që të kthente sytë drejt skenës dhe teatrit amerikan dhe ju hapi rrugën dramaturgëve të tjerë si: Clifford Odets, Arthur Miller, Tennese Williams and Edward Albee. Eugen Gladstone O’Neill është dramaturgu irlandezo-amerikan dhe Laureati i Parë amerikan fitues i Çmimit NOBEL, më 1936. Dramat e tij të titulluara poetikisht ishin nga të parat që prezantuan teknikat e realizimit të dramaturgjisë amerikane në të njëjtën kohë me dramaturgun rus Anton Cehov, norvegjezin Henrik Ibsen dhe suedezin August Strindberg. Dramat e tij ishin ndër të parat në gjuhën e folur amerikane, duke përfshirë të gjithë personazhet e të gjitha llojeve të shoqërisë, me të mirat e të këqijat, me shpresën e aspiratat e tyre, mes zhgënjimit dhe dëshpërimit, groteskes e farsave sociale, jetës e vdekjes. Eugen O’Neill shkroi vetëm një komedi të titulluar: Ah, Wilderness. Pothuajse të gjitha dramat e tjera të tij karakterizohen nga përvojat e tij jetësore mes tragjikes e pesimizmit personal.

Ky është Eugen Gladstone O’Neill, laureati i parë amerikan që fitoi Çmimin NOBEL në Letërsi në vitin 1936, klasiku dhe dramaturgu i shquar amerikan me famë botërore që fati e deshi të lindte dhe të vdiste në një dhomë hoteli.

v.l/ Dita

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME