Categories Bota

Nis tërheqja e trupave amerikane nga Siria

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se koalicioni ushtarak në Siri, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur procesin e tërheqjes së trupave nga ky vend. Koloneli Sean Ryan tha se “procesi i tërheqjes sonë të kujdesshme nga Siria ka nisur”, edhe pse nuk dha detaje specifike.“Për shkak të shqetësimit për sigurinë operacionale, nuk do të diskutojmë për kohën specifike, vendndodhjen apo lëvizjen e trupave”, tha Ryan.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se koalicioni ka nisur ta ulë praninë në aeroportin Rmeilan, në provincën verilindore të Sirisë, Hasakeh. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar më 19 dhjetor se do të bëjë tërheqjen e të 2,000 trupave amerikane nga Siria. Njoftimi i tij i ka befasuar aleatët dhe është kritikuar brenda administratës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME