Categories Kulture

Delegacioni kinez njihet me historinë e popullit shqiptar

Muzeu Historik Kombëtar u vizitua sot nga nënkryetari i Komitetit Kombëtar i CPPCC, Zhang Qingli, dhe nga anëtarët e Komitetit Kombëtar të CPPCC Han Young, Ma Jinglin, Xu Fengqin, etj.

Anëtarët e Komitetit Kombëtar të CPPCC të shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Zhou Ding, u pritën nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi dhe treguan një interes të veçantë për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë.

Diplomatët kinezë u njohën me ngjarjet historike të popullit shqiptar, të demonstruara nga objektet e ekspozuara në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Nënkryetari i Komitetit Kombëtar i CPPCC, Zhang Qingli, mbeti mjaft i kënaqur nga kjo vizitë, përshtypje të cilën e ndau edhe me drejtorin e muzeut dr. Dorian Koçin.

Ai u shpreh se si Kina ashtu edhe Shqipëria kanë luftuar fort për lirinë e popujve të tyre.

“Kjo ishte një vizitë mbresëlënëse dhe shpreh vlerësimin tim për historinë e popullit shqiptar që nga kohët e lashta deri më sot”, tha Qingli. /a.a/j.p/1 nga 9  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME