Categories Kulture

FOTO/ “Dita e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare” në Galicia, Spanjë

Shkolla e Konservimit dhe Restaurimit të Pasurive Kulturore të Galicisë (Escola Superior de Conservación e Restauración de BBCC de Galicia), Spanjë, organizoi “Ditën e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”, në kuadër të projekt Erasmus + KA107, ku partner është edhe Shqipëria.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe DRKK Vlorë, krahas Institutit të Arkeologjisë së Tiranës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës ”Gani Strazimiri”.

Drejtori i DRKK Vlorë Orgest Feimi, Përgjegjësi i Sektorit të Parqeve Arkeologjike Kriledjan Çipa, Përgjegjësi i Sektorit të Artit, Arkitekturës dhe Arkeologjis Rineldi Xhelilaj dhe koordinatori i projektit Neritan Mehmetaj, morrën pjesë me kumtesën: “Cultural Heritage Management in Southern Albania (Tangible and Intangible Heritage)”.

Përveç diskutimeve rreth problematikave dhe arritjeve të rëndësishme në fushën e administrimit të trashëgimisë kulturore, një pikë e rëndësishme ishte dhe bashkëpunimi në të ardhmen me kolegë nga Escola Superior de Conservación e Restauración de BBCC de Galicia, në fushën e studimit, konservimit dhe restaurimit të siteve arkeologjike, në qarkun e Vlorës.

Bashkëpunimi më i afërt është projekti kërkimor shkencor “Lepenica, 2019: Dokumentimi dhe vëzhgimi arkeologjik në një strehë me art shkëmbor parahistorik (Shpella e Shkruar, Lepenicë).

Në mbarim të kësaj faze të parë studimesh të artit shkëmbor në Lepenicë, pas vlerësimit nga specialistët, hapi i radhës parashikohet të jetë ndërhyrja për konservimin dhe mbrojtjen e pikturës shkëmbore të dëmtuar ndër vite nga akte vandale. /atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME