Categories Kulture

Kjo është gruaja që nuk harroi Shqipërinë, tani u mëson gjuhën shqiptarëve në Ukrainë

Natalia Kircheva është mësuese e gjuhës shqipe në shkollën e fshatit Karakurt në lagjen Bolgard të Odessa, Ukrahinë, ku shqiptarët dhe banorët e tjerë të pakicave të ndryshme jetojnë në mënyrë kompakte.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, shprehet se “Natalia Kircheva është mësuesja e parë e gjuhës shqipe në Karakurt, fshatin në Ukrahinë ku jetojnë shqiptarë. Pasi përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës ajo u kthye në vendin e saj për t’u mësuar fëmijëve jo vetëm gjuhën shqipe, por edhe historinë dhe traditat shqiptare”.

Në vitin 2015 ajo u bë studentja e parë në Universitetin e Tiranës, Shqipëri. Sot ajo jep lëndën zgjedhore të gjuhës shqipe për nxënësit e formës së pestë në shkollën Karakurt. Programi është bërë së bashku me Institutin e teknologjive të reja të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Ukrainës.

Fëmijët jo vetëm që mësojnë gjuhën shqipe të shkruar, zhvillojnë aftësitë gjuhësore, por mësojnë historinë dhe traditat shqiptare.

Para Kirchevas, askush nuk jepte mësime të tilla në Ukrainë, prandaj me praktikë, sipas Natalias, programi do të ndryshojë dhe përmirësohet.

Natalia është jo vetëm një mësuese, por edhe një patriote e madhe e tokës së saj, shtëpisë stërgjyshore – Shqipërisë dhe çështjes së jetës së saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME