Kulture

Kjo është rruga më piktoreske në Shqipëri

Në hartë rruga për të shkuar nga Tirana në Burrel është shënuar si një ‘’rrugë kombëtare’’. Por, po ashtu kjo rrugë është cilësuar edhe si rruga më piktoreske në vendin tonë,

Të përshkosh këtë rrugë cilësohet si një aventurë e vërtetë. Rruga në fjalë kalon përgjatë luginës së lumit Mat.

Kjo rrugë gjarpëron përmbi kodra duke ndryshuar nivel disa herë e duke ofruar njëherësh panorama malesh të larta e disi të largëta ashtu edhe pllaja që në pranverë qëllon të jenë të mbushura me lule dhe që kulloten nga lopët.

E fakti që të trishton në gjithë këtë histori është se kjo rrugë ka mbetur njësoj si ishin rrugët gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Kjo rrugë është etiketuar me emrin “rruga kombëtare SH33”. Ajo është e gdhendur në një mal të fortë,

Nga pjesa më e madhe e kësaj rruge kalldrëmi antik është zhdukur. Ai gjendet në disa kilometra pranë Qafështamës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button