Categories Kulture

Prek trashëgiminë/Ura e Frëngut në fshatin Gjorm

Ura e Frëngut është shpallur monument kulture i kategorisë së parë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, me vendim Nr.266/1 Dt.16.02.1979.

Viti/koha e ndërtimit: Shek. XVI.

Vendndodhja: Fshati Gjorm, Bashkia Selenic.

Përshkrimi: Ura e Frëngut ndodhet afër fshatit Gjormë dhe ka shërbyer për qarkullimin dhe komunikimin e banorëve të fshatrave, që ndodhen në bregun e majtë të lumit Shushicë. Ajo është urë e tipit me dopjo qemer me harkun në formë lundre dhe me dy dritare shkarkuese. Arkitektura e urës i është përshtatur terrenit shkëmbor ku është ndërtuar, duke u harmonizuar me peizazhin natyror. Muratura e saj është e ndërtuar me gur kave të lidhur me llaç gëlqere. Në vitin 2015 i është nënshtruar një ndërhyrjeje restauruese nga D.R.K.K-Vlorë.

Bibliografia: V. Shtylla., Rrugët dhe urat e vjetra në Shqipëri, Botimet Toena, Tiranë 1997.

Funksioni: Vepër inxhinierike, monument kulture.

Hyrja: Pa biletë

Itinerari: Ura ndodhet buzë rrugës, pranë fshatit Gjorm dhe drejt saj mund të shkohet me çdo mjet transporti.

Pozicioni në Google Map:
https://goo.gl/maps/Ad83ozMcqPw

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME