Categories Kulture

Studentë shqiptarë nga Zvicra vizitojnë ”Horën e Arbëreshëve”

Dyzet studentë shqiptarë nga Zvicra, kanë vizituar këto ditë ngulimet shqipfolëse të Siçilisë. Studentët, shumica me prejardhje nga Kosova, dhe të gjithë të brezit të dytë, kanë zhvilluar, ndër të tjera, një bisedë në Sallën e Bibliotekës bashkiake të ngulimit shqipfolës të Sëndastinës (Santa Cristina Gela) me studiuesin arbëresh Mateo Mandala. Ngulimet shqipfolëse në Jugun e Italisë, me kryqendrën Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) u krijuan pas humbjes së Skënderbeut dhe vendosjes përfundimtare të osmanëve në Shqipëri. Një pjesë e popullatës, përfshirë edhe shumë fisnikë arbër, u zhvendosën në Jug të Italisë në bazë të një marrëveshjeje me mbretin e Napolit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME