Categories Kulture

Udhëtari turk Evlija Çelebiu, refen Selenicen e vitit 1670

Selenica e Vlores të gjithë famën e saj e ka nga bitumi. SELENICA “Mëma” e vëndburimeve minerare në Shqiperi e cila shtrihet në shpatin jugor të malit të Treblovës, dhe e ka bazën e saj në luginën e Vjosës. Vëndburimet bituminoze të Selenices jane te përmëndura qysh prej historianëve më të shquar të Lashtësisë, si Straboni, Vitruvi, Aristoteli, Plini, Eliani, Plutarku, pa përjashtuar edhe disa studiues të kohëve tona që janë marrë me Shqipërinë.sidomos ata Italianë dhe Francezë që kanë patur interes për të.

Nga udhëpërshkrimi i Evlija Çelebiut (Sejahatnameja) permendet Selenica në nëntorin e vitit 1670.

“Që këndej,shkruan Evlija Çelebi,pas dy orësh kaluam me anije lumin e Gjirokastrës në katundin e Mëkatit dhe hymë në territorin e Vlorës. Në këtë vënd është një mal me zift. Këtu punojnë shumë punëtorë, të cilat kanë hapur me qindra shpella, nga të cilat nxjerrin zift në copa të mëdha si arka dhe këto copa minerali administratori u’a shet tregtarëve frëngj, të cilët vinë dhe e blejnë menjëherë. Shfrytëzimi i këtij minerali bëhet me konçesion dhe i dhuron thesarit të shtetit shtatë barrë akçe.Punëtorët e kësaj miniere, të cilët vinë këtu nga njëzetë katunde myslimanësh përreth , si shpërblim për punën e tyre janë përjashtuar nga të gjitha taksat shtetërore. Porveç këtyre në këtë minierë punojnë duke qënë të lidhur me pranga edhe të gjithë kriminelët e dënuar me burgim të përjetshëm.
Me mijëra tregtare sigurojnë jetën familjare me tregtimin e këtij minerali. Pranë këtij mali me mineral u diktua një tjetër mal i pasur për të cilin administratori i raportoi Portës Mbretërore. Porta menjëherë e dha me koncesion kundrejt një shume prej 10 barrë akçe. Këto male janë çudia e të madhit Zot. Sipër ato janë të mbuluara me gjelbërim ndërsa në brëndësi të tyre janë mbushur me serë të zezë. Pasi e shëtitëm këtë mrekulli të Zotit, u hipëm kuajve dhe kaluam Ujët e Bardhë, i cili bashkohet me ujët e Gjirokastrës. Pesëmbëdhjetë minuta më vonë larg këtij lumi, në një skaj fushe të pasur me vreshta e kopshte, ndodhet katundi i Mekatit me një xhami që bie në sy.”Vlora ime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME