Kulture

Vlorë, premiera “Koktejl në Piano Bar” rikthen parodinë për publikun

Premiera e shfaqjes “Koktejl në Piano Bar”, rezultoi një sukses në skenën e Teatrit Petro Marko në Vlorë.

Shfaqja erdhi për publikun nën interpretimin e mrekullueshëm të treshes së famshme të parodistëve të Vlorës.

Mesazhet sociale dhe tema të mprehta sociale të kohëve që jetojmë, u përcollën në këtë shfaqje me këngë, humor dhe satirë nga mjeshtrat Agalliu, Hamo e Lika .

Bashkë me ta, këtë herë jo vetëm si këngëtare, shkëlqeu Ludmilla Baballëku, por edhe Viktor Tahiraj. Ndërsa risia në këtë premierë ishte përfshirja e veteranes së skenës vlonjate, Lavdie Bisha.

Publiku shijoj gjithashtu dhe skenografinë e cila të çonte në ambientet e një bari ku diskutohet për gjithçka nën tingujt e muzikës./atsh

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button