Categories Kulture

Zonat e Mbrojtura, jo më nën invazionin e industrisë

Hapat e rëndësishëm të ndërmarrë deri tani drejt menaxhimit të zonave të mbrojtura ishin sot në fokus të diskutimeve gjatë aktiviteti përmbyllës të projektit NaturAl.

Në këtë aktivitet morën pjesë ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Në aktivitet gjithashtu u diskutua dhe për nevojat për mbështetje financiare në vazhdim jo vetëm për menaxhimin, por edhe drejt shpalljes së rrjetit Natura 2000 në Shqipëri.

“Viti 2019 për Agjencinë e Zonave të Mbrojtura ka një detyrë të paraqesin një pasaportë reale se përse është zonë e mbrojtur, cilat janë arsyet që ajo pasqyron një potencial ekonomik dhe vlerë. Kjo do bëhet për t’u mbyllur përfundimisht ky evazion dhe agresivitet ndaj këtyre zonave qoftë me HEC-e, guroret dhe me industri të tjera, të cilat nuk kanë më vend në këto pjesë që janë zona të mbrojtura”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet.

“Sot është fakt Mali i Tomorrit është shpallur zonë e mbrojtur dhe aty nuk ka më gurore. Beteja e Malit të Krujës është një betejë 30-vjeçare ku një vit më parë e shpallëm zonë të mbrojtur dhe sot arritëm të eliminojmë të gjitha guroret dhe gropat e gëlqeres. Shpallëm gjithashtu revokimin e lejeve mjedisore, shpallëm revokimin e lejeve minerare dhe që nga ky moment fillon rehabilitimi i Malit të Krujës”, u shpreh Klosi.

Ai përfundoi se, “këto zona të mbrojtura nuk do jenë më nën invazionin dhe agresivitetin e industrisë. Projektet e Bashkimit Europian kanë synimin që këto zona t’i pasqyrojnë siç duhet në pasuri kombëtare, europiane për sa i përket natyrës”. /atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME