Një familje ka publikuar në internet një video në të cilën ata pretendojnë se kanë filmuar një fantazmë.
Në videon e postuar në rrjetet sociale mund të shihet një figurë, pothuajse transparente, që lëviz sa andej këndej në kopshtin e shtëpisë.
Ndërkohë, familja ka sqaruar se në kopshtin pas shtëpisë së tyre ka qenë dikur një shkollë Viktoriane.
Nëna e tre fëmijëve, Amanda Papadopoulos është e bindur se figura e çuditshme, e filmuar nga kamerat e sigurisë jashtë shtëpisë së tyre, është fantazma e një fëmije të vogël.
Shtëpia ndodhet në in Eagle, Lincolnshire, ndërsa objekti i çuditshëm thuhet të jetë filmuar në kopsht për rreth dy orë duke nisur nga ora 11 e natës.