Categories Kuriozitete

Ja cilat janë aeroportet më higjenike në botë!

Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit është renditur si aeroporti më i ‘’shëndetshëm’’ në botë. Studimet e kryera nga Netflights, kishin në fokus 25 nga aeroportet më të ‘pista’ në botë, për të parë se cilat ishin mënyrat për të përmirësuar shëndetin dhe lumturinë e udhëtarëve. Ky studim do të survijoi cilësinë e objekteve të aeroportit, duke përfshirë ambientet e spa-ve apo palestrës, hapësirën dedikuar meditimit, studiot e yoga-ve, zonat relaksuese, hapësirën e jashtme të gjelbër, si dhe dhomat e lutjes.

Me një tarracë të hapur, karrige tepër komode dhe me një dhomë të relaksi për udhëtarët, aeroporti ndërkombëtar i Frankfurtit u rendit në krye të listës. Ky aeroport. i cili është një shpërndarës i madh i transportit, gjithashtu ka dhoma individuale për yoga dhe lutje, plus një zonë të dedikuar, që ofron një sërë trajtimesh.

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, i cili është aeroporti i katërt më i rëndësishëm në botë, u rendit në vend të dytë, për tu pasuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait në vend të tretë.

Aeroporti i Londrës në Gatwick ishte aeroporti i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, që mund të studiohej, por rezultatet ishin zhgënjyese, pasi kishte vetëm një hapësirë të dedikuar për udhëtarët, e cila ishte dhoma e lutjes.

“Aeroportet janë bërë shumë më tepër sesa vetëm vendet ku shkoni për të kapur një fluturim ose për t’u kthyer nga diku. Aeroportet tashmë janë bërë një ‘destinacion’ më vete ku gjithsecili mund të bëjë blerje të ndryshme, mund të hajë ose të pijë, prandaj duhet të ofrojmë një cilësi më të lartë higjene, në mënyrë që ti mbrojmë ata nga çdo bakter i mundshëm. Gjithashtu duhet t’i ofrojmë njerëzve më shumë hapësira argëtimi gjatë kohës që ata presin fluturimin e rradhës, duhet t’i oftojmë një gamë gjithnjë e më të gjerë zgjedhjesh.’’-tha Andrew Shelton, drejtor i Netflights.

Më poshtë ju rendisim top 10 aeroportet më higjenike në botë :

  1. Aeroporti i Frankfurtit (FRA), Frankfurt
  2. Aeroporti Schiphol (AMS), Amsterdam
  3. Aeroporti Ndërkombëtar i Dubai (DXB), Dubai
  4. Aeroporti i Changi (SIN), Singapor
  5. Aeroporti Ndërkombëtar Hong Kong (HKG), Hong Kong
  6. Aeroporti Ndërkombëtar Vancouver (YVR), Vancouver
  7. Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy. (JFK), Nju Jork
  8. Aeroporti Haneda (HND), Tokio
  9. Aeroporti Ndërkombëtar i San Franciskos (SFO), San Francisco
  10. Aeroporti Ndërkombëtar Toronto Pearson (YYZ), Toronto

SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME