Kuriozitete

“Ja pse fëmija juaj më i madh është më i zgjuari”

Prindërit që kanë shumë fëmijë kanë pranuar se pas çdo fëmije vëmendja dhe kujdesi i kushtuar shkon drejt uljes.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Human Resources, fëmijët qe vijnë pas të parit shënojnë nivele më të ulëta kognitive në krahasim me vëllezërit dhe motrat e tyre më të mëdhenj.

Sipas studiuesve, kjo diferencë mes nivelit të zhvillimit në aftësitë njohëse mes fëmijëve vjen si pasojë e ndryshimit të sasisë së vëmendjes që marrin nga prindërit përpara periudhës së shkollës.

Në studimin e publikuar thuhej:

Gjetjet tona sugjerojnë se ndryshimi i sjelljes prindërore nga fëmijët e parë tek të fundit, është një shpjegim i besueshëm për dallimet e vërejtura në nivelin e arsimit dhe rezultatet e tyre në tregun e punës.”
Kërkuesit shpjegojnë se me vetëm një fëmijë, prindërit kanë kohën dhe mundësinë për t’u lexuar libra dhe për t’u mësuar gjëra të reja.

Por, me dy ose më shumë fëmijë situata bëhet më e ngarkuar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button