Kuriozitete

Lindi grua dhe u kthye në një burrë, mbetet shtatzënë gjatë ndryshimit

Kjo është historia e rrallë e dyshes Stephan Gaeth dhe Wyley Simpson i cili lindi edhe një fëmijë . Ai mbeti shtatëzënë aksidentalisht gjatë kalimi të tij nga grua në burrë.

“Kur të kthehesha në gay nuk e kisha menduar të bëhesha me fëmijë biologjik por jeta është plot me surpriza.”- kështu ësht ëshprehur 27-vjeçari Stephan Gaeth kur ka treguar historinë e tij dhe të dashurit Wyley Simpson një transgjinor i lindur grua . Ata janë bërë prindër të një fëmijë në mënyrë natyrale pasi Wyley ka mbetur shtatëzënë aksidentalisht në mes të kalimit të tij të fundit nga grua në burrë. Historia e tyre u treguar e plotë në disa seri televizive në SHBA në Teksas dhe tregonte historinë e pazakontë të çiftit.

Gjatë rrëfimit të tyre në një nga seritë të dedikuara  atyre çifti shprehej se ata mendonin se Wyley nuk do të ishte në gjendje të ngjizte një foshnje pasi ajo kishte marrë testosterone që nga vitit 2012. Ajo u operua si fillim vetëm për të hequr gjinjtë ndërsa organet gjenitale mbeten të paprekura si dhe gjithë aparati riprodhues. Duke u përballuar me këtë situatë delikate ata vendosën ta mbanin fëmijën dhe të bllokonin ndryshimin e Wyley.

Çifti nuk e fshehu që fillimisht ata kishin menduar edhe abortin por më pas vendosën ta mbajnë fëmijën dhe ta quanin RoWan Fox.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *