Kuriozitete

Lindi më pak se 400 gramë dhe prindërve iu tha t’i përgatisnin funeralin; foshnja mrekullon mjekët

Rasti i një foshnjeje prematurë po bëhet viral në rrjet, sepse ka kaluar të gjitha pritshmëritë e mjekëve të cilët i kishin dhënë vetëm 1% mundësi për të mbijetuar. Rowan, njihet si bebja mrekulli ! Erdhi në jetë në fund të vitit të shkuar, 3 muaj para datës së planifikuar dhe peshonte më pak se 400 gram.

Për shkak të lindjes jashtëzakonisht të parakohshme e të vështirë, ai nuk pritej të jetonte dhe mjekët i thanë Daniel dhe Jess, prindërve të vogëlusht të përgatisnin gjithçka duhej për funeralin e foshnjes.

“Ishte një fije e hollë që ndante jetën nga vdekja. Kanë qenë ditët më të vështira teksa të gjithë njerëzit përreth më thonin të mos besojë në mrekulli dhe pse zemra ime nuk i dëgjonte” shprehet mamaja e Rowanit, foshnjes mrekulli.

Për dy muaj, Daniel dhe Jess kanë qëndruar në spital për të parë se si do e përballonte foshnja 6 muajshem problemin me zorrët, njohur ndryshe si enterochitis necrotizing dhe për asnjë moment nuk hoqën dorë nga i vogli i tyre i cili rritej çdo ditë.Rowan iu nënshtrua një operacioni vetëm 4 ditë pasi kishte ardhur në jetë dhe qëndroi 209 ditë në spital.  Sot, ai u tregoi të gjithëve se është një luftëtar i vërtetë, po rritet dhe gëzon shëndet të plotë./living

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button