Kuriozitete

Miliarderja 21 vjeçare jeton si e pastrehë: ‘Nuk e mendoja të ishte kaq e vështirë’

Vajza e një milioneri e cila është parë duke bërë një jetë luksi këtë rradhë është bërë pjesë e një nisme të çuditshme sipas së cilës fëmijët e të pasurve jetojnë në rrugë për tre ditë dhe ajo e ka ‘oërqafuar’ nismën.

Izabela James, 21 vjeçe, e cila po studion për një master në psikologjinë e biznesit si dhe që është duke punuar si zbuluese talentesh, thotë se ajo është e vendosur të provojë se nuk është një “princeshë” dhe ndaj ka vendosur të marrë pjesë në eksperiment.

Izabela mendon se tanimë ajo ka gjithçka i nevojitet në rrugë edhe pse me vete mban një kuletë prej mijëra dollarësh përsëri ndihet e qetë me këtë përvojë të jetës në rrugë.

Ajo shprehet se është lodhur nga paragjykimet e njerëzve të cilët e shohin si një vajzë e bukur me pasuri dhe kaq.

Izabela tha se ajo beson se disa njerëz që jetojnë në rrugë janë mësuar me të qenit të pastrehë dhe nuk kanë asnjë dëshirë ‘të ngrihen e të bëjnë ndonjë ndryshim’.

21 vjeçarja tregon se një eksperiencë e tillë jete e ka ndryshuar krejtësisht atë dhe madje ka kuptuar mjaft mirë se nuk është aspak e lehtë të jetosh si një i pastrehë dhe në tentativat e saj për të gjetur një punë çfarëdo nuk pati sukses për vetë faktin se nuk zotëronte një kartë identiteti dhe madje edhe më e vështirë ishte të gjente një strehë ku të kalonte natën.

‘Nuk mund ta imagjinoja që jeta në rrugë ishte kaq e vështirë’ shprehet ajo.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button