Kuriozitete

Motrat binjake filmohen duke u “zënë” në barkun e nënës

Dy motra binjake janë filmuar nga babai i tyre teksa “ziheshin” me njëra-tjetrën në barkun e nënës.

Videoja, që tregon binjaket nga një vizitë me ultratinguj, është bërë tashmë virale në KInë dhe jo vetëm.

Babai i vajzave, 28-vjeçari Tao ishte ai që i filmoi binjaket dhe mendoi se videoja ishte gazmore dhe duhet ta ndante me të tjerë.

Sipas asaj që ai tregoi për mediat vendase, ‘zënka me grushte’ ndodhi kur ai po shoqëronte bashkëshorten gjatë një vizite rutinë vitin e shkuar.

Pajmet janë filmuar në një klinikë në qytetin Yinchuan.

Vetëm së fundmi Tao e ndau videon në rrjetet sociale dhe tashmë binjaket janë bërë virale në rrjet.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button