Categories Kuriozitete

Nëse fëmija juaj vuan nga autizmi do të shfaqë këtë shenjë kur të jetë 6 muajsh

Në botë një në 88 fëmijë vuan nga një fortmë e spektrit të autizmit, me një përhapje më të gjerë te meshkujt. Në ndryshim nga sindroma Doën, autizmi nuk shfaqet në ekot gjinekologjike, kjo sepse nuk është një sindromë, por një çrregullim neurobiologjik, shenjat e të cilit manifestohen vetëm disa muaj pas lindjes së fëmijës!

Deri më tani është besuar se simptomat e para shfaqen rreth moshës 2-3 vjeçare, por sipas një studimi të kryer në shkollën universitare të Yale në Shtetet e Bashkuara, fëmijët e prekur nga autizmi dallohen që në 6 muajt e parë të jetës.

Mungesa e kontaktit të drejtëpërdrejtë me sy, mungesa e emocioneve si të qeshurit (gjë të cilën çdo fëmijët duhet ta bëjë në muajin e tretë të jetës), mungesa e aftësisë për të belbëzuar apo për të ndjekur shikimin tuaj janë të gjitha shenja të hershme që fëmija nuk ka një zhvillim normal dhe të qëndrueshëm mendor.

Testi i hulumtuesve amerikanë konsistonte në ruajtjen e reagimeve të bebeve gjashtë muajshe përmes filmimeve dhe krahasimin e tyre pas dy vitesh. Bebet qe nuk reagonin, nuk qeshnin ndaj veprimeve të njerëzve përreth u diagnostikuan me autizëm në vitin e dytë të jetës. Sa më herët të zbulohen çrregullimet e spektrit të autizmit, aq më herët fillon trajtimi dhe aq më i efektshëm është ai. Fëmijët që trajtohen në fillim, në fakt, i përgjigjen më mirë terapive dhe i nënshtrohen përmirësimeve thelbësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME