Categories Kuriozitete

Pesë mitet misterioze rreth hapësirës

Hapësira ndodhet përreth nesh, dhe është shumë e vështirë ta injorojmë atë. Duke pasur parasysh qindra miliarda yje dhe planetë që përbëjnë vetëm galaktikën tonë, kush mund të fajësohet për mungesën e perspektivës kozmike, edhe kur eksploruesi “InSight” i NASA-s sapo është ulur në planetin Mars për të dërguar të dhëna më të plota?

Si një astronome në Planetarium Adler në Çikago, shpenzoj shumë kohë duke biseduar dhe sqaruar vizitorët tanë mbi pyetjet e tyre mbi hapësirën, si dhe duke hedhur poshtë disa keqkuptimet e vazhdueshme që ata kanë. Ja cilat janë 5 mitet më të zakonshme mbi hapësirën:

Në hapësirë nuk ka gravitet

Kjo është e pasaktë. Nëse s’do të kishte gravitet në hapësirë, nuk do të ishte e mundur që astronautët të silleshin rreth orbitës së Tokës. Ashtu siç e shpjegoi dikur Njutoni, graviteti është tërheqja e ndërsjelltë ndërmjet çdo objekti që ka masë. Këtu në Tokë, ne e përjetojmë gravitetin si peshën tonë, gjë që nënkupton si tërheqjen midis masës sonë dhe Tokës. Kur një raketë ndodhet në hapësirë, ajo dhe astronautët që gjenden Brenda, e ndjejnë ende tërheqjen gravitacionale të planetit. Pavarësisht se ku ndodhen, ata kanë disa lidhje gravitacionale me objekte – nga planetet deri tek yjet e largët – sado të zbehta mund që të jenë ato. Edhe ju vetë përjetoni tërheqjen e gjithë universit, edhe nëse tërheqja që vini re është nga Toka. Në stacionin e hapësirës, ​​astronautët (dhe vetë stacioni hapsinor) po bien ngadalë drejt Tokës. Astronautët ndihen sikur nuk kanë peshë, pasi ata nuk e përjetojnë tërheqjen e Tokës, ashtu sikur janë në tokë.

Vrimat e zezë, thithin çdo gjë që u afrohet

Mediat kanë prirjen t’i përshkruajnë këto puse të gravitetit, si të ishin vakume kozmike të stërmëdha. “Një vrimë e zezë gëlltiti një yll xhuxh, me 30 përqind të shpejtësisë së dritës”- shkruhej në titullin e një reviste kohët e fundit. Gjithashtu pretendohet se një vrimë e zezë “është në gjendje të gëlltisë gjithë universin”.

Në fakt, vrimat e zeza janë masa materiesh të errëta, të bëra bashkë në një vëllim të vogël, duke krijuar një fushë të madhe gravitacionale. Aty ku fusha e tyre gravitacionale është më e fortë, as objekti më i lehtë apo më i shpejtë në univers, nuk mund të shpëtojë. Vrimat e zeza, kanë qenë prej kohësh të vështira për t’u studiuar nga astronomët, pasi shumica e të kuptuarit tonë mbi Universin mbështetet në matjen e dritës. Por fakt është që tërheqja e tyre gravitacionale, është e ngjashme me atë të ndonjë objekti tjetër – në varësi të masës dhe distancës. Nëse unë do të mundja ta zëvendësoja magjikisht diellin tonë me një vrimë të zezë, që të kishte sakësisht të njëjtën masë si dielli, Toka jonë do të vazhdonte të orbitonte pikërisht aty ku ndodhet tani.

Dielli është i verdhë

Çdo fëmijë ka pasur ndonjeherë rastin ta pikturojë diellin në ngjyrë të verdhë. Por drita e dukshme, lloji mund ta shohin sytë e njerëzve, është vetëm një pjesë e vogël e energjive të dritës në univers. E përzier bashkë, e gjithë ajo dritë duket e bardhë – por ngjyrat e ylberit, nga e kuqe në vjollcë, janë energji të ndryshme të dritës që mund t’i shohin sytë tuaj. Me kalimin e kohës, drita nga dielli përplaset në sytë tanë. Ajo udhëton nëpër sistemin diellor dhe përmes atmosferës së Tokës, që e filtron dhe shpërndan rrezatimin diellor para se këtë ta bëjnë sytë. Për shkak se drita më energjinë më të lartë, drita blu e zbehtë shpërndahet më shumë, drita nga dielli që mbërrin këtu në tokë Tokë duket më e verdhë.

Dielli është në flakë

Diellin e përfytyrojmë shpesh të zjarrtë. Astronomët flasin gjithashtu për djegien e hidrogjenit në sipërfaqen e diellit, dhe “Popular Science” shkruan që ne jemi me fat “ai nuk u dogj pak para se të shfaqeshim ne, disa qindra mijëra vjet më parë”. Në rastin e diellit tonë, megjithatë, koncepti i “djegies” është një gabim që bëhet shpesh. Nuk ka djegie, të ushqyer nga oksigjeni, që çliron energjinë e ruajtur në lëndën djegëse. Yjet gjenerojnë energji përmes shkrirjes, duke copëtuar atomet që gjenden thellë në bërthamat e tyre. Kur atomet e hidrogjenit bëhen bashkë, ato lëshojnë energji, gjë që e bën Diellin të shkëlqejë në univers.

Do të ishte e vështirë të fluturohej nëpër rripin e asteroidëve

Për të kaluar nga Marsi dhe më tej për në Jupiter, duhet të kalohet nëpër rripin e asteroidëve, një rajon hapësinor ku gjendet një numër veçanërisht i madh shkëmbinjsh. Kjo tingëllon e rrezikshme, të paktën për disa fansa të shkencës, të cilëve u vijnë ndër mend skena nga filma “science fiction”, siç është “The Empire Strikes Back”. Në fakt me shpejtësitë ekstreme që udhëtojnë – dhjetëra mijëra kilometra në orë – asnjë anije hapësinore nuk ka rrezik të përplaset me një asteroid dhe të shkatërrohet. Edhe pse ekzistojnë shumë shkëmbinj që fluturojnë rreth saj zone, në krahasim me rajonet e tjera të hapësirës, ​​ato jane ende tepër larg, mesatarisht qindra mijëra milje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME