Kuriozitete

“Spektakël” në qiell, ky është vendi ku u regjistruan rreth 2,200 vetëtima në 5 orë

Vendasit në Kaliforninë Jugore janë përballur me një stuhi të fortë me vetëtima, fenomen ky që thuhet të jetë i rrallë për zonën.

Të martën në mbrëmje, mediat vendase kanë raportuar se janë regjistruar rreth 2,200 vetëtima të cilat kanë goditur zonën duke u nisur nga Santa Barbara deri në LA.

Shërbimet meteorologjike i paralajmëruan banorët që të tregonin kujdes maksimal ndërkohë që mundoheshin të shihnin “shfaqjen” që po jepte nëna natyrë.

Ndërkohë në media janë publikuara disa foto të frikshme të shkrepura nga Mike Eliason në qiellin e Santa Barbaras.

Pamjet transmetojnë një skenë që do të ishte normale për vende si Florida, që njihet edhe si “kryeqyteti i vetëtimave” në SHBA.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button