Kuriozitete

Tashmë mund të paguheni me 118 mijë euro për të postuar foto nga udhëtimet tuaja në Instagram

Për të gjithë ju që ju pëlqen jeta e një influencuesi në rrjetet sociale, sapo është hapur një vend bosh në punën tuaj të ëndrrave.

Ju tashmë mund të paguheni për të udhëtuar në botë dhe për t’i dokumentuar përvojat tuaja të jashtëzakonshme në mediat sociale.

Pozicioni juaj i punës si eksploruese do të përfshijë edhe vizita në destinacione si Alaska, Japonia, Norvegjia dhe Dubai.

Dhe, qershia mbi tortë është një udhëtim, që ndodh një herë në jetë, në një ishull privat në Karaibe.

Në përshkrimin e punës thuhet:

Kandidatit të zgjedhur do t’i paguhet gjithashtu një pagë e barabartë me 118 mijë euro në vit për problemet e tij/ saj ndërkohë që udhëton me ekspertin e fotografisë, Russ Francis.”
Nuk duket se do të jetë punë e vështirë, detyra juaj e përditshme do të jetë dokumentimi i përvojave tuaja në Instagram, Instagram Story dhe IGTV.

Kandidati i suksesshëm ‘Shore Explorer’ do të zgjidhet nga një panel i pavarur gjyqtarësh dhe një sërë figurash të njohura.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button