Një personn ka provokuar një protestë në mediat sociale pasi ka vendosur foshnjat e një kanguri në shitje në Fcebook.
Gruaja, nga Teksasi, ka kërkuar deri në 5,000 $ për femrat dhe 2,500 $ për meshkujt.
Ajo e përshkruan veten në Facebook si veterinere e cila shet ‘zebra, deve dhe kangurë’ të cilësisë së lartë online.
Në postimin e saj ajo ka hedhur disa fotografi ‘interesante’ të kangurëve të vegjël dhe madje ka vendosur edhe një përshkrim duke tentuar t’i bëjë ata sa më tërheqës për blerësit.
Në Teksas shumë njerëz marrin një licensë për të pasur një kangur dhe e kanë këtë të drejtë megjithëse kjo kafshë duhet me patjetër të rritet në botën e egër.
Kangurët mund të rriten deri në dy metra gjatësi dhe peshojnë deri në 90 kg dhe kanë nevojë për hapësirën adekuate për të lëvizur.
Shumë njerëz shprehen se këto kafshë nuk mund t’i shesësh kurrsesi sepse janë të egra dhe i përkasin botës së egër nuk mund të rriten në ambiente të mbyllura apo të trajtohen si kafshë shtëpiake.