Kuriozitete

“Zoti do të vijë për ne”, imazhi i pazakontë në qiell lë gojëhapur banorët

Një figurë e pabesueshme e formuar në qiell ka lënë gojëhapur banorët e një qyteti në Argjentinë.

Në foton e bërë virale në rrjet, në qiell është formuar ajo që duket si silueta e Jezu Krishtit.

Fotoja u shkrep në qytetin e San Salvador de Jujuy dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale. Ajo u realizua nga Monica Aramayo me anë të një telefoni celular.

Në foto shihen rrezet e diellit që depërtojnë retë duke formuar një figurë që duket sikur ka hapur krahët. Nuk kanë munguar edhe komentet e shumta sa i përket imazhit misterioz.

Një përdorues shkruante:

“Së shpejti Zoti do të vijë për ne dhe ne duhet të jemi gati”.

Një tjetër shtonte:

“Faleminderit për imazhin që na lejon të vazhdojmë në rrugën tonë dhe të kemi më shumë shpresë për të nesërmen.”

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button