Kuzhina

Biskota daneze me gjalp

Keto biskota kaq te shijshme nuk mund te mos i keni provuar qofte edhe nje here ne jeten tuaj! Kane nje shije te shkelqyer, e cila vjen si pasoje e 30% gjalp qe permbajne. Mund te shijohen fare mire ne mengjes me nje gote qumesht, caj apo edhe vetem kur gjendeni ne shoqerine e nje filmi te bukur. Receta e meposhtme eshte ajo qe i perafrohet me shume origjinales, per te cilen duhet perdorur detyrimisht gjalp i cilesise me te larte qe gjendet ne treg.

Perberesit per rreth 25 biskota

170gr miell

130gr gjalp

70gr sheqer pluhur

1 bustine vanilje

1 te bardhe veze

pak kripe

Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi dhe e leme ne temperature ambjenti per te pakten 5 ore (ose e nxjerrim ne mbremje dhe biskotat i pregatisim te nesermen).

Ne nje ene vendosim gjalpin tashme te zbutur me sheqerin pluhur, vaniljen dhe i perziejme me ndihmen e nje mikseri me shpejtesi maksimale per pak minuta. Ne nje tas tjeter, rrahim te bardhen e vezes derisa te formohet nje mase e qendrueshme, e bashkojme me perberjen e mesiperme dhe vazhdojme perzierjen edhe per pak caste. Ne kete moment shtojme miellin e situr, pak kripe dhe i perziejme serisht derisa te formohet nje brum kremoz. E leme te pushoje ne kete menyre per te pakten gjysme ore ne frigorifer dhe pasi te kaloj kjo kohe, i japim biskotave formen qe deshirojme (eshte me mire nese formojme me to sfera te vogla te cilat i shtypim ne mes) dhe i pjekim per rreth 10-12 minuta ne temperature 160grade derisa te ngurtesohen, por jo te marrin ngjyre ne siperfaqe.

*Keshille: Ne menyre qe biskotat te mos rezultojne te papjekura ne brendesi,mundohuni te mos i beni shume te trasha. Shija gjithsesi eshte e njejte!

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe

Close