Kuzhina

Gjellë me bizele, patate dhe karrota

Per nga shija kjo gjelle te kujton pranveren… bizelet e sapodala, te vogla, te cilat shoqerohen mrekullisht me patatet dhe karrotat dhe aromatizohen me koper te fresket. Kur eshte sezoni i tyre, une ble 5 apo 6 kg, i qeroj, i ndaj neper racione me nga 250gr dhe i fus ne ngrirje ku mund te ruhen edhe per 1 vit.
Mund te blini edhe bizelet e ngrira qe gjeni neper raftet e akullit ne supermarket, te cilat jane po aq te shijshme sa ato te fresketat (gjithmone duke supozuar qe nga momenti i vjeljes deri ne ngrirje nuk ka kaluar me shume se 2 ore)!

Perberesit

300gr mish viçi, te ndare ne 4 racione ose ne copa te vogla

250gr bizele te ngrira (ose te fresketa)

3 patate, te ndara ne 6 pjese

3 karrota, te prera ne feta

2 qepe te njoma, te prera holle

1 dege selino, e prere holle

1 luge gjelle koncentrate domatesh

vaj ulliri

kripe

piper te zi te sapobluar

koper e fresket, e grire imet

Ne nje tenxhere (une preferoj gjithmone tenxheren me presion pasi me shkurton shume kohe) kaverdisim ne vaj ulliri qepen dhe selinon, shtojme mishin dhe e skuqim per pak minuta duke e kthyer nga te gjitha anet. Shtojme rreth 1.5 liter uje, koncentraten e domateve, kripe, dhe i ziejme per rreth 1 ore ne tenxhere normale apo gjysme ore ne tenxhere me presion.

Shtojme se fundi edhe perimet: bizelet, karrotat, patatet, bashke me kopren e griredhe i ziejme akoma edhe per 10-15 minuta.  Nese gjella ka dale shume e lengshme, e leme te zieje derisa te arrijme trashesine e deshiruar.

E sperkasim me pak vaj ulliri dhe piper te zi te sapobluar dhe e sherbejme te ngrohte.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe

Close
Back to top button