Categories Kuzhina

Gjoks pule në tavë me salcë domatesh dhe djathë të grirë

Përbërësit: 500 g gjoks pule, 300 g salcë domatesh – jo me copa, 150 g djathë Mozzarella, 1 qepë e vogël, pak miell, gjethe borziloku, kripë e piper sipas nevojës, vaj ulliri, 1 garuzhdë ujë të valuar, një grusht djathë Parmigiano i grirë ose djathë tjetër me cilësi.

Përgatitja: Në fillim, përgatitim salcën: në një tenxhere të vogël me 2-3 lugë vaj ulliri, skuqim qepën të grirë hollë, për pak minuta, derisa të bëhet transparente. Shtojmë salcën, i hedhim pak kripë dhe një garuzhdë ujë të valuar. I vëmë kapakun dhe e lëmë të ziejë në flakë të ulët për 20 minuta, duke e përzier herë pas here.

Ndërkohë, përgatitim gjoksin e pulës. E presim në rripa me trashësi 1 cm dhe gjatësi rreth 5 cm. I lyejmë me miell, i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri, në flakë të lartë, për 3-4 minuta, duke i përzier vazhdimisht me lugë druri që të mos digjen. Kur të kenë marrë ngjyrë të artë, i spërkasim me pak kripë, u shtojmë sipër salcën, i lëmë në zjarr edhe për 2 minuta dhe më pas e heqim
tiganin nga zjarri. Shtojmë djathin Mozzarella të prerë në kubikë, gjethe borziloku të copëtuara me dorë, pak piper dhe i përziejmë me lugë druri.

Hedhim mishin në një tavë të lyer me pak vaj ulliri, shpërndajmë sipër djathin e grirë dhe e pjekim me funksionin grilë për 8-10 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperaturën
240° C derisa të krijojë kore në sipërfaqe. E shërbejmë menjëherë.
SHËNIM: mund ta hani edhe pa e kaluar tavën në furrë. Në këtë rast, hidheni djathin Mozzarella dhe djathin e grirë 2 minuta më parë se të hiqni tiganin nga zjarri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME