Categories Kuzhina, Turizëm

Kur gatimi nuk është vetëm profesion,por edhe pasion

Gjëja më e mirë që mund të bënim në një restorant është të kërkoni një rekomandim nga kuzhinieri . E pikërisht kuzhinieri i guximshm Xhulio Meta na sjell në vëmendje një recetë “magjike” e cila është rizoto me shafran .

Shafrani në fakt është pistili që nxirret nga lulet e Shafranit . Ai cilësohet si bima e mrekullive që shëron sëmundjet më të rrezikshme . Kuzhinieri Xhulio Meta na e sjell ne nje mënyre tepër të shijshme .

“Mund t’a përdor Shafranin si erëz në ushqime të ndryshme , jo vetëm për shijen e veçantë por edhe për aromën e ngjyrën e florinjtë shkëlqyese . Mund t’a përdorim në pasta , antipasta , embëlsira madje dhe akullore .
Pra mund të bëjmë shumë receta me këtë bimë.”

Disa nga dobitë e kësaj bime janë: forcon kujteëen , forcon zemrën ,aktivizon sistemin nervor qëndror , ul kolesterolin , kuron astmën , depresionin , crregullimin e tretjes , rënien e flokut. Gjithashtu dallohet edhe për dobitë estetike (në flokë , lëkurë …etj)
Kjo bimë përmban anti-okside që mbrojnë trupin nga shumë lloje sëmundjesh dhe e kurojnë atë që në rrënjë.

RIZOTO ME SHAFRAN

Si fillim duhet t’a kemi lënë shafranin në një gotë të mbushur me ujë të nxehtë për 24 orë që shafrani të lëshoj ngjyrën e tij plotësisht . Nisim rizoton, grim qepën shumë hollë dhe e hedhim në tigan t’a skuqim me gjalp pastaj hedhim orizin dhe e skuqim me qepën , e shuajmë me verë të bardhë dhe e punojmë me ujë herë pas here , kur jemi 5 min nga fundi hedhim gotën me shafran që ka marrë një ngjyrë të kuqërremtë që mua më pëlqen t’a quaj “lëngu magjik” në këtë mënyre shafrani lëshon gjithë ngjyren e tij, aromën dhe pistilet qëndrojnë të pa prishura .

E punojmë rizoton dhe për 5 minuta, i rregullojmë kripën dhe i hedhim piper të zi të freskët. Kur e kemi hequr nga flaka i hedhim gjalp dhe grana , e trazojmë avash derisa te bëhet kremoze . Kjo pjat s’ka nevojë për asnjë dekor, është një nga rizotot me më shumë kolor e aromë dhe e ndihmon shumë organizmin e njeriut .

Ju ftoj t’a provoni në “Paradise Beach Hotel” .

Kuzhinieri Xhulio Meta

Ja disa gatime :

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME