Categories Kuzhina

Makarona furre me mish të grirë

Sot po iu servirim nje recete klasike te makaronave ne furre, por qe nuk del kurre jashte mode edhe pse alternativat mund te jene te shumta. Nese doni te kurseni kohe, mund ta pregatisni per 10 minuta duke blere te gatshme si kimen me mish te grire (ose salcen ragù) ashtu dhe salcen beshamel. Por ju siguroj qe shija do te jete teper “komerciale” ne krahasim me ate cfare pregatitet ne shtepi!

Perberesit

1/2 liter salce beshamele (sipas recetes qe do ta gjeni ketu)

500gr makarona ne forme tubi (ose makarona te tjera te gjata)

600gr mish te grire viçi

400gr salce domatesh

1 qepe mesatare

2 veze

250ml vere te bardhe

1 tufe majdanoz

djath kaçkavall te grire

pak kanelle pluhur

pak spec te kuq djeges

vaj ulliri

Pregatisim si fillim kimen duke kaverdisur ne zjarr mesatar qepen e grire holle me 4 luge vaj ulliri, shtojme mishin e grire dhe e perziejme derisa te marre ngjyre duke e copetuar me dhembet e nje piruni. Shtojme salcen e domateve, majdanozin e grire, pak spec djeges, nje maje luge te vogel kanelle, veren e bardhe, kripen, piperin dhe e leme te zieje te gjithe perberjen ne zjarr te ulet per rreth gjysme ore duke i shtuar pak uje te nxehte nese eshte e nevojshme. E heqim nga zjarri dhe shtojme 1 veze te plote duke e perziere mire.

Nderkohe pregatisim salcen beshamele sipas recetes qe do ta gjeni ketu. Sipas deshires, salces mund ti shtojme edhe 1 te verdhe veze ne momentin e fundit pasi e kemi hequr nga zjarri (nderkohe qe te bardhen ia shtojme ne fund kimes).

Ziejme makaronat tubolare ne uje te kripur per rreth 7-8 minuta dhe i kullojme.

Ne nje tave te rrumbullaket (ose drejtkendeshe) te lyer me pak gjalp, hedhim gjysmen e makaronave, i sperkasim me gjysmen e djathit kackavall te grire dhe shtojme kimen me mish te grire duke e sheshuar me luge. Formojme shtresen e dyte te makaronave duke i shtuar siper salcen beshamel. E sperkasim siperfaqen me djathin kackavall te mbetur dhe e pjekim taven ne furre te parangrohur ne 180°C per 30-35 minuta. E leme te ftohet ne temperature ambjenti per te pakten 15 minuta dhe e servirim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME