Kuzhina

Makarona me mish të grirë (kimë)

Nje recete e shijshme dhe mjaft e thjeshte e cila mund te pregatitet edhe nga ata qe nuk jane specialist ne kuzhine. Per ti dhene nje tjeter shije akoma me te veçante, pasi keni perziere makaronat me salcen, provoni ta hidhni perberjen ne nje tave porcelani, te shtoni pak Salce beshamele siper, pak djath te grire dhe ta fusni ne furre per maksimumi 15 minuta!
Perberesit

350gr makarona te shkurtra ose te gjata

300gr mish te grire (viçi ose te perziere)

400gr salce domatesh

1 qepe, e grire holle

1 karrote, e prere holle

1 thelpi hudher, e grire holle

1 gote vere te bardhe ne temperature ambjenti

majdanoz te fresket, te grire holle

djath kaçkavall te grire

kripe

piper te zi te sapobluar

vaj ulliri

Kaverdisim ne vaj ulliri qepen, hudhren dhe karroten derisa te zbuten. Shtojmemishin e grire, e copetojme me dhembet e nje piruni ne menyre qe te shkriftohet dhe e leme derisa te marre ngjyre. E shuajme te gjithe perberjen me veren e bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te forte.

Shtojme salcen e domateve, 1 gote uje, kripe, piper dhe e leme salcen te zieje ne zjarr mesatar me kapak te mbyllur per rreth 20 minuta, apo derisa mishi i grire te jete gatuar plotesisht.

Nderkohe ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion.

Kur salca me mish te grire te jete gati, shtojme majdanozin e grire holle, 4 luge djath kaçkavall dhe e bashkojme me makaronat tashme te ziera ose ja hedhim makaronave siper.

E sherbejme pjaten te sperkatur me djath kaçkavall ne siperfaqe.

Kosto per 4 persona: 600 lek te reja Foto nga: http://vittlesdivine.blogspot.com/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe

Close