Kuzhina

Patëllxhan të mbushur me djathë të bardhë

Patellxhanet e mbushur me djathe te bardhe, jane nje pjate tipike verore, e fresket dhe shume e lehte. Mund te konsumohen te sapodala nga furra ashtu dhe te ftohta. Provoni ti shoqeroni me pak Salce xaxiqe per nje shije akoma me te plote.

Perberesit

  • 4 patellxhane te gjate, te ndare ne dy pjese
  • 200gr djathe te bardhe, te therrmuar
  • 200ml pana kuzhine
  • 2 thelpinje hudhra, te grira holle
  • 1 tufe majdanoz te fresket, te grire holle
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri ekstra te virgjer

I heqim tulin patellxhaneve, e presim ne kubik te vegjel dhe e kaverdisim ne vaj ulliri ektra te virgjer bashke me hudhren e grire holle derisa te zbuten. E perziejme me djathin e therrmuar, panen e kuzhines, majdanozin, e rregullojme me kripe e piperdhe mbushim me to patellxhanet.

I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30-40 minuta derisa te kene marre nje ngjyre te bukur ne siperfaqe.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button