Kuzhina

Për drekë, pite misri me lëpjetë…

Lëpjetat i gjejmë shumë më lehtë, ndaj pse të mos gatuajmë një pite të shijshme me miell misri për drekë? Merrini përbërësit e hapat e përgatitjes dhe nisni punën!

Përbërësit:

PËR BRUMIN:

600 gr miell misri

1 pluhur për pjekje

500 ml ujë i gazuar

4 lugë gjelle vaj

kripë

PËR MBUSHJEN:

500 gr lëpjeta të pastruara

3 vezë

250 gr djathë lope

3 lugë gjelle vaj

PËR SALCËN:

2 vezë

100 gr kos

100 ml ajkë e thartë

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 200 gradë. Mbuloјеni tepsinë me letër për pjekje. Lëpjetat futini në ujë të vluar dhe lërini të qëndrojnë për 5-7 minuta, pastaj kullojini dhe pritini imët.

I shtoni vezët, kripën, djathin e thërrmuar dhe trazojini mirë të gjitha me tel kuzhine.

Me mikser, trazoni miellin e misrit, kripën, pluhurin për pjekje, vajin dhe 500 ml ujë të gazuar.
Gjysmën e brumit hidheni në tepsinë e përgatitur. Në gjysmën e mbetur shtoni edhe 50 ml ujë të gazuar. Përziejeni me lugë.

Mbi brumin e vendosur në tepsi hidhni masën me lëpjetë. Pasi ta keni rrafshuar mirë atë, shtoni sipër edhe pjesën e mbetur të brumit.

Pitja piqet në furrën e parangrohur në 200 gradë, ndërsa pas 15 minutash temperaturën e zvogëlojmë në 180 gradë dhe e pjekim edhe për 30 minuta të tjera.

Shërbejeni të ngrohtë! Ju bëftë mirë!

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button