Categories Kuzhina

Qofte me mish të grirë

Qoftet me mish te grire nuk mungojne ne asnje tavoline dhe mund te sherbejne si antipaste, apo si pjate e dyte e ngrohte (por edhe te ftohta) per shkak te  prakticitetit te tyre per t’u transportuar lehte dhe per t’u shijuar edhe gjate nje udhetimi apo pik-niku.

Perberesit per rreth 17 qofte

500gr mish te grire

250gr buke te thare

150gr djath kackavall te grire

2 veze te medha

1 thelpi hudher

3 luge te vogla majdanoz

pak arre moskat

kripe

piper sipas deshires

Si fillim, lagim buken e thare me pak uje, me pas e shtrydhim, e therrmojme me duar dhe e vendosim ne nje ene te thelle. Shtojme mishin e grire, dy vezet, djathin kackavall te grire, majdanozin e grire, hudhren e shtypur, arren moskat, piperin dhe kripen.

I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te perftojme nje mase homogjene, te bute dhe kompakte (nqs masa rezulton teper e thate, shtojme edhe nje veze tjeter).

Marrim me duar nje pjese nga brumi me te cilin formojme sfera me madhesi mesatare (apo cfare forme tjeter qe deshirojme) dhe i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin nje ngjyre te kuqerremte ne siperfaqe.

I heqim nga zjarri dhe i vendosim mbi nje pjate te shtruar me letra kuzhine per t’i thithur vajin e tepert. I servirim te ngrohta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME