Categories Kuzhina

Si të përgatisni brumë perfekt petullash!

Mund të ishte e pavend pyetja se: A i pëlqeni petullat? Kjo, sepse me siguri që përgjigjja do të ishte po. Por, përveç dëshirës për të ngrënë këtë ushqim të shijshëm, askush nuk e merr guximim të lajë një grumbull enë që bëhen gjatë përgatitjes së brumit të tyre.

Por, që t’i përgatisni ato gjithmonë me dëshirë dhe pa bërë rrëmujë në kuzhinë, ju sugjerojmë një truk të thjeshtë, një metodë e cila do t’iu kursejë larjen e enëve. E thjeshtë, e lehtë dhe për më tepër zbavitëse. Për këtë ju nevojitet vetëm një shishe.

Për përgatitjen e brumit ju duhen:

PËRBËRËSIT:

2 vezë

10 lugë gjelle miell

3 lugë gjelle sheqer

1/2 lugë çaji kripë

3 lugë gjelle vaj

600 ml qumësht

1 shishe bosh

PËRGATITJA:

Vendosni hinkë (ose gyp) në shishe dhe hidhni fillimisht miellin, sheqerin dhe më pas kripën. Pastaj shtoni vezët, vajin dhe qumështin.

Pra, fillimisht shtoni përbërësit e thatë dhe më pas ato të lëngshëm.

Mbylleni shishen dhe tundeni mirë deri sa të merrni një përzierje homogjene.

Merrni një tigan dhe shtoni pak vaj në të. Vendoseni në zjarr dhe hidhni në të nga brumi i petullave.

Skuqni aq petulla sa të dëshironi sepse mund ta ruani brumin që ju mbetet në frigorifer, për ta përdorur të nesërmen në mëngjes. Thjesht shtoni pak ujë ose qumësht për të holluar brumin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME