Categories Kuzhina

Tako (taco) eshte nje pjate tipike meksikane e perbere nga nje lloj pite misri

Nese ju pelqen kuzhina meksikane apo ajo tex-mex, mos e lini pa provuar kete recete te shijshme dhe shume te thjesht per tu pregatitur. Tako (taco) eshte nje pjate tipike meksikane e perbere nga nje lloj pite misri e cila mund te jete krokante ose e bute (soft shell/hard shell). Ndryshe nga tortija (tortilla) e cila ka nje dimension me te madh, tako eshte me vogel ne diameter, afersisht 20cm. Mbushja mund te behet me mish, pule, peshk, fruta deti apo vegjetariane. Zgjidhni perberesit qe i pershtateten me se miri shijes se familjes suaj. Me poshte po ju tregoj variantin tim:

Perberesit per 10 takos

10 pite misri te forta

500gr salçiçe e fresket puljeze (mund te perdorni edhe salçiçe normale, mjafton te jete e fresket)

3 luge gjelle salce domatesh

piper i zi i sapobluar

spec i kuq i embel (paprika)

spec i kuq djeges

..per salcen me avokado (guakamole)

1 avokado e pjekur mire (e bute)

5 domate qershize, te prera holle

1 qepe e njome, e prere holle

lengun e 1/2 limoni jeshil

1/2 tufe majdanoz (nese gjeni koriander akoma me mire), e grire imet

vaj ulliri

…per salcen me kos

3 luge gjelle salce kosi

1 luge gjelle kos

lekuren e 1 limoni jeshil te grire

Pregatisim perberjen me salçiçe duke eleminuar lekuren e holle qe i rrethon dhe duke i ndare ne copa te vogla. I vendosim ne tigan ne zjarr te larte pa vaj dhe fillojme ti shtypim me dhembet e nje piruni derisa te ndryshojne ngjyre, te leshojne yndyren e tyre dhe te skuqen. Shtojme salcen e domateve, specin e kuq djeges, specin e kuq te embel, piperin e zi dhe i heqim nga zjarri duke i vendosur ne nje tas.

Pregatisim salcen me avokado: shtypim avokadon me dhembet e nje piruni, shtojme domatet qershize, qepen e njome, lengun e limonit jeshil, majdanozin dhe pak vaj ulliri duke i perziere shume mire.

Pregatisim salcen me kos: perziejme ne nje ene salcen e kosit me kosin dhe lekuren e limonit jeshil.

Marrim pitet e misrit te gatshme dhe i mbushim ne fillim e nje luge gjelle salçiçe, nje luge çaji salce me avokado dhe pak salce me kos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME