Lajme

21-vjeçarja shqiptare thyen tabutë/ Bëhet zjarrfikësja e parë femër në Malin e Zi

Almira Sallovic është emri i shqiptare, e cila ka thyer tabutë në Malin e Zi.

E themi këtë, pasi ajo është e para vajzë që është bërë pjesë e zjarrfikësve në Malin e Zi.

Shqiptarja ka treguar se kjo punë e ka bërë mjaft të fortë. Almira është zjarrfikëse prej tetë muajsh.

Po ashtu ajo thotë se këtë punë e bën me mjaft dëshirë dhe vullnet. Në një intervistë për ‘’RTV Dukagjinin’’, ajo ka thënë:

“Tash e tetë muaj ushtroj profesionin e zjarrfikëses. Është një punë që e bëj me plotë dëshirë e vullnet. Qysh në moshën e fëmijërisë ëndërroja të isha një zjarrfikëse, por Ulqini ishte vend i vogël dhe pothuajse asnjë zjarrfikëse në tërë Malin e Zi nuk e gjeje. Pasi mbarova shkollën e mesme më pëlqenin më shumë punët e meshkujve. U regjistrova në fakultet në drejtimin për police por sapo mbarova vitin e parë u punësova në këtë profesion ku jam edhe sot.”

Gjithashtu 21-vjeçarja ka treguar se ajo hoqi dorë nga profesioni që prindërit e saj ëndërronin për të. për t’iu bashkuar zjarrfikësve të Ulqinit, duke mos e ndalur rrugën që ajo kishte nisur.

Ajo ka treguar edhe se:

“Sigurisht pa përkrahjen e familjarëve nuk do ia kisha dalë. Në fillim më thoshin: ‘sa do mund të ia dalësh’, “Mos rreziko!’’, ‘’Je një femër’’, ‘’Je e para në Mal të Zi’’, ‘’Ulqini është një vend i vogël’’. Kur e panë që unë nuk heq dorë, më mbështetën atëherë dhe sot. Në Mal të Zi më kanë pritur shumë mirë. Janë habitur pak, por më kanë përkrahur.”

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button