Categories Lajme

24 vjeçari Ritvan Zykaj vrau 8 kushërinjtë e tij

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burg përjetë për Ritvan Zykajn, autorin e vrasjes së 8-fishtë në Selenicë të Vlorës.

Ndërkohë që 24 vjeçari po qëndron në burg dosja e tij i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës së Vlorës.

Pasditen e 10 gushtit, në fshatin Resulaj të Selenicës 24 vjeçari Ritvan Zykaj vrau 8 kushërinjtë e tij. Pas masakrës 24 vjeçari u arratis, ndërsa në kapje të tij u vunë rreth 500 efektivë të forcave speciale RENEA, FNSH dhe Delta Force. Zykaj u vu në pranga në të gdhirë të 11 gushtit.

Në fshatin e tij ai njihej si një person problematik por nga posedimet disa herë nga policia si person i dyshuar për vjedhje ai asnjëherë s’ishte dënuar. Armën e krimit tip kallashnikov, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe nga deklarimet në polici ai është shprehur se arma ishte siguruar gjatë vitit 1997 dhe që nga ajo kohë e mbante të fshehur në kasollen e bagëtive.

Nga dëshmitë e tij në polici, Zykaj është shprehur se e kreu aktin e rëndë, pasi njëra nga viktimat e kishte akuzuar atë për vjedhjen e disa pulave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME