Policia e Kosovës bën të ditur se në territorin e vendit kanë ndodhur 52 aksidente.
Këto aksidente kanë ndodhur vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
18 prej tyre kanë rezultuar me të lënduar ndërsa prej 34 aksidenteve të tjera nuk ka pasur të lënduar.
Ndërkaq, aksidente me fatalitet nuk ka pasur.