Categories Lajme

6 vjet si vëllai emigrant, historia e fierakut që bëri dy herë…

Denoncimi i kryer prej kompanisë “Aleat Safran” zbuloi se një 42 vjeçar nga Fieri, i dënuar disa herë për mashtrim, përvetësoi emrin e të vëllait emigrant dhe po vuan 2 dënime me burg me emrin e tij, pa u diktuar nga sistemi gjyqësor.

Pak vite pasi kishte kryer një dënim 10 vjeçar me akuzat e “mashtrimit, falsifikimit dhe përvetësimit të detyrës shtetërore”, Alban Muço, një 42-vjeçar nga Fieri aplikoi për t’u pajisur me pasaportë biometrike dhe kartë të re identiteti.

Ndërkohë që emri i tij lidhej me një dënim 10 vjeçar, Muço vendosi në formular emrin e të vëllait që jeton në Itali. Aplikimi i parë me emrin e vëllait, sipas prokurorisë që nisi hetimet pas sinjalizimit të kompanisë është bërë në qershor 2015 dhe Alban Muço është pajisur me pasaportën me emër L.Muço në fillim të vitit 2016.

Por 42 vjeçari e përdori këtë identitet të ri dhe të pastër për të kryer krime të reja. Nga verifikimet e kryera prej Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier rezulton se ai u dënua dy herë të tjera në vitet 2016 dhe 2017 për akuzat e “mashtrimit” dhe “kallëzimit të rremë”.
Në të dy rastet, ai u paraqit në gjyq me emrin e të vëllait dhe u dënua sikur ishte ai, pa u diktuar nga sistemi gjyqësor. Mashtrimi u zbulua vetëm pasi i vëllai aplikoi në konsullatën shqiptare në Milano dhe përplasja e të dhënave vuri në alarm sistemin.

Menjëherë pas kësaj, kompania denoncoi identitetin e dyfishtë në Ministrinë e Brendshme dhe në fillim të vitit 2016 prokuroria filloi hetimet.

I fshehur pas identitetit të vëllait
Rasti i Albano Muços nuk është i vetmi i denoncuar për mashtrim me identitetet në qarkun e Fierit. Kompania “Aleat Safran Group” ka denoncuar së fundmi 38 raste të vjedhjes së identitetit apo të ndryshimit të gjeneraliteteve.

Hetimet e kryera nga prokurori i Fierit, Çlirim Sino arritën në përfundimin se Albano Muço vuante dy dënime me emrin e të vëllait emigrant, vetëm pas verifikimit të shenjave të gishtave.

42-vjeçari, i cili u mor në pyetje në burgun e Drenovës në Korçë, i tha prokurorit se nuk e njihte Albano Muçon [veten], ndërsa mohoi të njihte edhe të vëllanë kur iu paraqit një fotografi e këtij të fundit.

Muço rezulton i dënuar tre herë për një sërë veprash penale. Sipas dokumentit të lëshuar nga prokuroria, ai ishte dënuar fillimisht në vitin 2002 me 10 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së parë Fier për veprat penale të “mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, përvetësimit të titullit të detyrës shtetërore dhe mbajtjes pa të drejtë të uniformës”.

Ai ka dalë nga burgu në vitin 2010 dhe më pas ka aplikuar për t’u paisur me pasaportë dhe kartë identiteti. Prokurorisë i rezulton se ai ka bërë disa aplikime. Një aplikim me emrin Albano Muço është refuzuar, pasi ai nuk kishte dorëzuar një kartë të vjetër identiteti.  Por në qershor 2015, ai ia ka dalë të marrë një të tillë duke përdorur emrin e të vëllait që jetonte në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME