Categories Lajme

Arrestohen 4 shtetas, bastisën 13 banesa në rrethin e Kavajës

Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, i zhvilluar  nga Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë janë vënë në pranga 4 persona të dyshuar si autorë të vjedhjes së 13 banesave.

Sipas njoftimit të Policisë ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Bëhet fjalë për shtetasit:

  1. G.I., 25 vjeç
  2. S.K., 27 vjeç
  3. Q.P., 43 vjeç
  4. V.L., 19 vjeç

Mësohet se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur

Njoftyimi i plotë i Policisë:

Sipas njoftimit të Policisë bëhet fjalë përt shtetasit me iniciale G.I., 25-vjec,

Finalizohet operacioni policor i koduar “Perimetri”, i zhvilluar  nga Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Ndalohen katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, ndaluan shtetasit:

  1. I., 25 vjeç
  2. K., 27 vjeç
  3. P., 43 vjeç
  4. L., 19 vjeç

Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të 13 vjedhje banesash të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME