Categories Lajme

Atentati mafioz i Jurgen Kurtit/ Larje hesapesh apo pazare të prishura droge?

Rreth orës 22:00 mbrëmjen e kaluar në rrugën “Zef Jubani” në kryeqytet mbeti i vrarë 26-vjeçari Jurgen Kurti. Ai u qëllua me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar, të cilët pas krimit u larguan me një makinë tip “Mercedes-Benz C-Class” ngjyrë të zezë në drejtim të Liqenit Artificial.

Kurti kishte një të shkuar të “pasur” kriminale, pasi ishte i përfshirë në disa vrasje, prej të cilave gjithnjë kishte dalë i “palagur”.

Shumë pak prova janë mbledhur në lidhje me atentatin, pasi zona e errët dhe mungesa e kamerave u kanë lehtësuar punën autorëve për të kryer ekzekutimin.

Është mësuar se në momenti e ekzekutimit, në zonë ishin 4 automjete në lëvizje. Në skenën e krimit janë gjetur mbi 15 gëzhoja që janë shtirë me breshëri.

Vrasja cilësohet si një atentat i mirëmenduar.

PISTAT E HETIMIT

Dy janë pistat e hetimit të vrasjes së Kurtit. Pista e parë për të cilën po hetohet është ajo e hakmarrjes, apo e larjes së hesapeve.

Ekspertët e policisë shkencore kanë bërë me dije se do të jetë mjaft e vështirë të rindërtohet ngjarja, për shkak se zona nuk ka qenë e mbuluar nga kamera sigurie.

Nuk është bërë ende i mundur identifikimi i targave të makinës prej së cilës është qëlluar “shënjestra” Kurti.

Grupi hetimor ka këqyrur disa pamje të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati, por nuk dallohet qartë nga cili prej disa automjeteve në rresht ka qëlluar. Edhe identifikimi i targave të automjetit nga u qëllua në drejtim të viktimës ka qenë i vështirë.

Gjithashtu dyshohet se atentati i 26-vjeçarit ishte i tipit mafioz. Autorët kishin monitoruar të gjitha lëvizjet e viktimës, duke pritur momentin më të përshtatshëm për ta qëlluar pas shpinë në hyrje të pallatit të tij.

Grupi hetimor dyshon se Kurti u ekzekutua nga dera e pasme e një automjeti në lëvizje, i cili më pas mundi t’i shpëtojë ndjekjes së policisë i ndihmuar edhe nga errësira.

Ndërsa pista ku po përqendrohen më shumë hetuesit është ajo e prishjeve së pazareve të drogës, sipas Abc News. Për këtë arsye janë marrë në pyetje edhe miqtë e afërt të Kurtit./abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME