Lajme

Detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë/ Ja si u grabit makina

Pas grabitjes së pak minutave më parë në Durrës, një tjetër rast është shënuar në Fushë-Krujë ku disa persona të maskuar kanë vjedhur një makinën në pronësi të një kuksiani.

“BalkanWeb” ka mësuar se dy persona me maska kanë grabitur makinën  tip ‘Benz’ me targa AA046TA. Ngjarja është shënuar në Thumanë, rreth orës 21:30 të kësaj të shtune. Teksa makina ishte në ecje e sipër, grabitësit i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë zbritur më forcë shoferin  nga automjeti. Pas grabitjes, personat e maskuar kanë marrë mjetin dhe janë larguar. Identiteti i pronarit të mjetit ende nuk është bërë i ditur.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button