Lajme

Djali i ish-ministrit britanik vret 3-vjeçarin: Nuk kisha hapësirë tek këmbët

Një 25-vjeçar i akuzuar për vrasjen e djalit të të dashurës së tij me ulësen e tij të makinës, e përdori faktin që babai i tij është një ish-ministër i qeverisë për ta bërë veten “të paprekshëm”.

Stephen Waterson, është akuzuar për vresjen e 3-vjeçarit me anë të shtyrjes së sediljes të pasagjerit prapa të cilës ndodhej Alfie Lamb.

Ai është dëgjuar ti thotë policisë se kishte “prindër të fuqishëm”.

Nëna e Waterson e mohon vrasjen ndërkohë që çifti ishte në makinë me dy të rritur të tjerë, ndërsa Alfie dhe një tjetër fëmijë iu tha të qëndronin në këmbë  gjatë udhëtimit nga Sutton në Croydon në jug të Londrës më 1 shkurt të vitit të kaluar.

Juristët dëgjuan se në një intervistë me policinë, emri i Waterson-it tha se ishte i biri i adoptuar i  Nigel Waterson, një ish-ministër dhe avokat.

Avokati i Hoare, Katy Thorne, tha gjatë seancës gjyqësore: “Në një intervistë me hetuesinë keni përdorur faktin që ju keni prindër të fuqishëm, duket për ju, sepse ju pëlqen të bini në bisedë gjatë gjithë kohës”.

Ajo akuzoi Waterson për përdorimin e faktit që prindërit e tij janë njerëz të fuqishëm dhe kjo i duket atij se është i paprekshëm.

Por Stephen Waterson u përgjigj: “Unë nuk jam i paprekshëm.”

Waterson i tha jurisë se ai nuk e kishte shtyrë me dashje sediljen e mjetit por kishte humbur durimin e tij pasi nga njëra anë fëmaja po e bezdiste duke folur nga ana tjetër nuk kishte hapësirë tek këmbët.

Kur u pyet nga Thorne se si Alfie kishte vdekur,  Waterson i tha gjykatës: “Kjo është ajo që unë dua të zbuloj gjithashtu.”

Prokurorët pretendojnë se nëna 23-vjeçare e Alfie dështoi që t’i dilte për zot fëmijës së saj më 1 shkurt të vitit të shkuar. Raportohet që ajo i ka injoruar thirrjet e fëmijës për ndihmë.

Alfie i vogël, që u vra brutalisht në sy të nënës së tij, i shtypur poshtë sediljes së një makine tip Audi, është përshkruar si një fëmijë i lumtur aktiv që gjithmonë buzëqeshte.

Ndërkohë gjyqi për këtë çështje vazhdon.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button