Categories Lajme

“Dritaret nuk i hapnin kurrë dhe rruga vinte erë kanabis”, arrestohen në Angli 4 të rinj shqiptarë

Katër të rinj shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, janë arrestuar ditën e djeshme në Cleveland të Anglisë. Të rinjtë janë arrestuar në flagrancë nga policia. Ata kanë qenë në një fermë e cila ishte e mbushur plot me lëndë narkotike.

Të rinjtë kultivonin lëndë narkotike, ku më pas i bënin të gjitha shërbimet e nevojshme, deri në nxjerrjen në treg për ta shitur.

Vlera e lëndës narkotike shkon deri në 130 mijë paund. Dyshimet mbi të rinjtë janë shtuar kur fatura e energjisë elektrike u vinte gjithmonë e më e lartë. Kjo ishte diçka e pazakontë për katër persona që jetonin në atë ambient.

Dyshimet e tjera të policisë u shtuan edhe kur fqinjët dëshmonin se dritaret e fermës nuk hapeshin kurrë, por gjithmonë ishin të mbyllura e me perde të errëta. Rruga gjithmonë vinte erë kanabis, ishin shprehur fqinjët.

Dëshmia e një fqinji:

“Dritaret vuloseshin dhe nuk hapeshin kurrë. Madje edhe perdet e vendosura brenda dritareve ishin të errëta. Rruga vinte erë kanabis dhe në dimër shumë zogj rrinin mbi çatinë e asaj shtëpie. Shumë njerëz të panjohur shihnim që hynin e dilnin. Ne ndonjëherë kishim edhe frikë.”

Të rinjtë janë të moshës 22, 24, 27 dhe 30 vjeç. Mbi ta rëndojnë akuza të rënda dhe ende nuk është bërë e ditur edhe se sa vite dënim do vuajnë katër të rinjtë shqiptarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME