Lajme

Droga në burgje po kontrabandohet me anë të minjve të ngordhur

Trafikantët e lëndëve narkotike në Angli, por jo vetëm, po i fusin drogërat dhe celularët në ambientet e burgjeve brenda trupave të minjve të ngordhur. Kjo gjë nuk i kishte shkuar në mendje askujt prej jush mbase, por mendjet e kriminelëve paskan vizione të paarritshme.

Tre nga brejtësit u gjetën brenda gardhit rrethues në HMP Guys Marsh në Dorset në atë që mendohet të ketë qenë rasti i parë i këtij lloji.

Stafi që patrullonte burgun i hapi minjtë pasi vunë re se stomaku i tyre ishte i qepur. Ata gjetën se brenda minjve kishte pesë telefona celularë me karikues, tre karta SIM, letra cigaresh dhe drogë, duke përfshirë dhe kanabis.

Minjtë hidhen mbi gardhin e burgut dhe një i burgosur priste për ti mbledhur ato. Në 12 muajt e fundit të marsit 2018, pati 13,119 incidente ku u gjetën drogë në burgje në Angli dhe Uells, një rritje prej 23% në vitin e kaluar.

Epokëtyre kriminelëve u duhet të mendojnë diçka tjetër, pasi planet dhe metodat e tyre gjeniale u zbuluan dhe nuk e patën shumë të gjatë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button