Lajme

Durrsaku çohet në gjyq, iu gjet tavolinë pokeri

Policia e Durrësit vijon kontrollet në gjithë qarkun për evidentimin dhe ndërshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.
Gjatë këtyre kontrolleve është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, një sasi çipash dhe një valixhe pokeri.
Sipas të dhënave zyrtare është proceduar penalisht pronari i një subjekti, shtetasi R.L., banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut. Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button