Lajme

E fshihte në kamion, arrestohet shqiptari me 350 kg drogë

Në Maqedoni është kapur me drogë një kamion me targa shqiptare i drejtuar nga një shtetas shqiptar me iniciale F.B 62 vjeç.

Në kamion i cili ishte i ngarkuar me lula janë gjetur plot 350 kg kanabis.

Sipas deklaratës së doganave të Maqedonisë së Veriut kamioni tip Vovlo arriti në pikën e kalimit kufitar rreth orës 1.30 të mëngjesit të sotëm.

Kamioni, i cili mbante 130 palete të posaçme për transportin e luleve, u përzgjodh për inspektim të detajuar, duke gjetur brenda tyre sasinë prej 350 kilogramë marihuanë.

Ndërkohë, mediat në Maqedoni shkruajnë se kamioni kishte hyrë nga Shqipëria dhe synonte tregun evropian.

62 vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia dhe pritet të dalë përpara Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button