Categories Lajme

Edi Rama iu prezanton kuksianëve një projekt të vjedhur për aeroportin

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama u ripremtoi sërish kuksianëve vënien në funksion të aeroportit që sipas tij do të sillte një rigjallërim të ekonomisë së qytetit dhe më shumë mundësi punësimi për të gjithë të rinjtë.

Rama u shpreh që me nisjen e vitit të ardhshëm do të niste puna për kthimin e aeroportit në gjendje pune, dhe nuk u ndal me kaq. Në rrjetet sociale ai postoi dhe projektin për këtë Aeroport ku shkruante: Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu.

Po në një hulumtim të bërë nga Faxweb.al shihet se ideja e projektit të prezantuar nga Rama është e kopjuar për të mos thënë e vjedhur. Kjo pasi fotoja e prezantuar si projekt nga ana e kryeministrit është marrë nga Aeroporti i Kutaisit në Gjeorgji, ideuar nga studioja UN.

Nuk dihet nëse Rama është impresionuar kaq shumë nga aeroporti gjeorgjian dhe ka menduar të aplikojë të njëjtin projekt në Kukës, apo dje në nxitim e sipër ka prezantuar një projekt të dikujt tjetër. Derimë tani nuk ka asnjë tender të bërë publik për ndërtimin e aeroportit, dhe as një shifër të përafërt për koston e rindërtimit.

Aeroporti i Kutasit ka pasur rreth 300,000 pasagjerë në vitin 2016, duke bërë që të kërkojë tashmë një zgjerim, sipas projektit të publikuar dhe nga Rama, që në Gjeorgji është vënë në zbatim që prej vitit të kaluar.

“Unë besoj shumë që në këtë zonë ne do të shohim modelet e para të zhvillimit të turizmit malor edhe për një arsye tjetër, sepse këtu në Kukës, besoj në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit të Kukësit. 

Aeroporti ekzistues do të transformohet tërësisht në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta dhe studimi që ne kemi bërë me ekspertë të huaj na ka inkurajuar shumë, edhe mua më ka entuziazmuar shumë, sepse të gjitha analizat e bëra sipas metodave profesionale të parashikimit për suksesin e një biznesi tregojnë se aeroporti i Kukësit do të lëvizë në një mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit”, tha dje  shefi i qeverisë.

Foto e publikuar nga Edi Rama
Projekti i prezantuar ne Gjeorgji

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME