Categories Lajme

Eksportuesit: Qeveria të ndërhyjë për kursin e euros, të rimbursojë TVSH-në

Euro ka pasur një përmirësim këtë javë, duke kapur kuotën 125.5 lekë të premten, por shoqatat e eksportuesve të bashkuara, fasonistë agropërpunes e bimë medicinale, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të stabilizuar kursin e këmbimit, i cili sipas tyre nuk ka lëvizur për arsye normale, por për shkaqe jashtë faktorëve ekonomikë.

“Në bazë të disa perceptimeve tona, për të shkaktuar një rënie kaq drastike të euros do të duheshin disa miliarda euro të shtuara në ekonomi. Ndërkohë që eksportet shqiptare nuk rezultojnë të jenë shtuar me miliarda. Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme për të stabilizuar kursin e këmbimit euro-lek”, tha Alban Zusi.

Problemi i dytë është rimbursimi i TVSH-së.

“Kërkojmë nga ana e qeverisë të bëjë rimbursimin e menjëhershëm të TVSH-së, sipas ligjit, dhe me përparësi për ndërmarrjet e përpunimit aktiv dhe ndërmarrjeve të tjera, që iu takon sipas ligjit ‘Rimbursimi i TVSH-së’”, u shpreh më tej Zusi.

Eksportuesit shpresojnë të ulen në bisedime me qeverinë, por nuk përjashtojnë mundësinë e protestave nëse nuk do të veprohet nga autoritetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Amnistia penale, lirohet Fran Frrokaj: Uroj që burgun të mos e provojë askush!

Lirohet ish-kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj. Frrokaj uroi të gjithë ata që përfitonin nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME