Categories Lajme

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, zbulohet foto e vrasësit

Personi që shihni në foto është Klodian Bane, 38-vjeçari nga Patosi, që sipas policisë është i  dyshuari  kryesor për vrasjen e Jurgen Kurtit. Bane dyshohet se mbrëmjen e 18 Marsit, ka qëlluar ndaj 26-vjeçarit shkruan tv.klan.

Emri i Banes u zbulua nga njëri prej 3 personave që janë arrestuar nga Policia e Tiranës si bashkëpunëtorë në vrasjen e Jurgen Kurtit pranë stadiumit ‘Dinamo’.

Klodian Bane është personi që është shpallur prej disa ditësh në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit, i cili dyshohet të jetë edhe ekzekutori i tij.

Ndërkohë të mërkurën e kaluar nga Policia u arrestuan Elsi Levendi, Olsi Qalliaj dhe Alesio Berberi, të tre banues në qytetin e Fierit.

Ende nuk ka një motiv të deklaruar nga ana e Policisë për ngjarjen e ndodhur, ndërsa është zbardhur dhe dinamika që kanë ndjekur të rinjtë gjatë ekzekutimit.

Vrasja e Jurgen Kurtit u krye në datën 18 Mars në rrugën “Zef Jubani” në kryeqytet, poshtë pallatit ku 26-vjeçari jetonte së bashku më të ëmën e tij.

Kurti ishte një person i njohur për mediat dhe policinë, pasi ai kishte qenë i përfshirë më herët në vrasjen e të atit dhe të Agim Arapit në qytetin e Durrësit. Për të dyja këto ngjarje ai ishte shpallur i pafajshëm nga ana e Gjykatës.

Disa ditë pas vrasjes u shpall në kërkim dhe djali i Agim Arapit, po ai i mohoi akuzat që të kishte gisht në këtë ngjarje, duke sqaruar se nuk kishte ardhur në Shqipëri që prej muajit Janar të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME